Sulmi ndaj mediave në Laposaviç, reagon Ilir Meta: Agresion ndaj fjalës së lirë dhe vlerave të shoqërive demokratike

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar sot ndaj pjesëtarëve të mediave në Laposaviç.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Reagimi i plotë:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!

Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!