KQZ prioritet zgjerimit të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot në KQZ një takim me Claus Neukirch, drejtor i Koordinimit të Programit të Këshillit të Europës.

Celibashi e falënderoi Neukirch për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KiE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë KQZ në fushën e digjitalizimit me platformën e financimit të partive politike, si dhe theksoi se zgjerimi i përdorimit të teknologjisë në zgjedhje është prioritet i KQZ-së.

Claus Neukirch shprehu mbështetjen e KiE-s duke parë që projektet e zbatuara deri më tani nga KQZ janë përmbyllur me sukses.

Ai theksoi se do të propozojë rritje të projekteve për zgjedhjet, të orientuara këto drejt digjitalizimit dhe teknologjisë.

Celibashi dhe Neukirch u dakordësuan për vijimin e bashkëpunimeve, duke mos u limituar vetëm në platformën e financimit të partive politike, por edhe në module të tjera.

Gjithashtu mbështetja do të mundësojë edhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira me vendet e rajonit, si dhe trajnimet e administratës zgjedhore, kryesisht ato të niveleve të dyta.