Shkatërrohet nga tornadoja qyteti në veri të Teksasit, disa viktima dhe dhjetëra në spitale
Një tornado e fuqishme ka goditur veriun e Teksasit në SHBA ku për pasojë janë regjistruar disa viktima dhe dhjetëra persona janë në gjendje të rëndë në spitale. mijëra familje mbetën të pastrehë për shkak të shkatërrimit të shtëpive. Mes mungesës së energjisë elektrike edhe spitalet ndodhen në vështirësi.
Veriu i Teksasit është përfshirë mbrëmjen e së enjtes nga një tornado, kohë në të cilën edhe jugu i SHBA u mbulua nga një stuhi intensive shiu.
Mëngjesi i së premtes zbuloi dëmet e shkaktuara.
Në raportimet e para u bë e ditur për disa viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë.
Tornado dëmtoi banesat duke lënë mijëra familje pa strehë dhe shumë prej zonave mbetën pa energji për shkak të dëmtimit të shtyllave dhe linjave të transmetimit.
Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi se tornado godit rreth orës 17:00 me orën lokale.
Rreziku i motit të keq do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës për shtetet jugore të SHBA.
Erërat e forta dhe breshëri do të jenë prezente, por nuk përjashtohet mundësia e tornadove.
