Rumania nis riorganizimin e qeverisë, Marcel Ciolacu pritet të emërohet kryeministër i ri

Një riorganizim i qeverisë filloi në Rumani të hënën, pas dorëheqjes së kryeministrit Nicolae Ciucă si pjesë e një rotacioni të planifikuar brenda koalicionit qeverisës.

Shefi i socialdemokratëve Marsel Ciolacu pritet të bëhet kryeministri i ri, me një votim në parlament që do të zhvillohet më vonë këtë javë. Ish-ministri i Drejtësisë Cătălin Predoiu është propozuar nga presidenti rumun Klaus Iohannis për të shërbyer si kryeministër i përkohshëm “deri në formimin e qeverisë së re”.

Johannis do të zhvillojë konsultime me grupet e ndryshme politike parlamentare më vonë të martën për të zgjedhur kreun e ardhshëm të qeverisë.