Përmirësohen vaksinat e poliomelitit, Prof. Raul Andino: 100 herë më të qëndrueshme
Ekspertët e mjekësisë në amerikë dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një injeksion të ri që merret nga goja, që lufton sëmunjen e poliomielitit. Sëmundja prek kryesisht sistemin nervor dhe mund të cojë deri në paralizë.
Ekipet mjekësore në SHBA dhe Britani përmirësuan vaksinat kundër sëmundjes se poliomielitit, e cila mund të cojë deri në paralizë.
Ekspertët thanë se kanë krijuar 3 vaksina të posaçme për tre lloje të ndryshme të seëmundjes, që bëjnë të mundur pengimin e përshkallëzit të saj.
Jemi "super krenar" për përpjekjet shkencore që tregojnë se vaksina është "50 deri në 100 herë më e qëndrueshme. – tha Prof Raul Andino, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.
Injeksioni merret nga goja dhe përmbajnë viruse të dobëta të poliomielitit, që bëjnë një ridizajnim gjenetik, duke i mbyllur apo dobësuar ato ekzistuese.
Sëmundja e poliomielitit gjeti përphapje të gjerë në Afgansitan dhe Pakistan, por falë vaksinave u bë e mundur edhe shëptimi i më shumë se 20 milionë njerëzve.
Por përdorimi ityre është me rrisk, pasi mjafton vetëm 1 mutacion për ta kthyer vaksinën në një virus që mund të lëvizë nga stomaku i një fëmije, në sistemin e tyre nervor dhe më pas të shkaktojë paralizë.
Por në mars 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në dispozicion vaksinën e studiuesve kundër poliomielitit të tipit të dytë për përdorim urgjent. Që atëherë, ajo është përdorur më shumë se 650 milionë herë.