Albanese bllokon ambasadën ruse, vendimi i kryeministrit australian pas sinjalizimeve për spiunazh
Me një ligj të miratuar në kohë rekord, Australia ka ndaluar ndërtimin e ambasadës së re ruse, pranë parlamentit. Kryeministri Anthony Albanese dekalron se vendimi ka ardhur pas sinjalizimeve të qarta për cënim të sigurisë në vend.
Australia ka ndaluar Rusinë të vijojë punimet për ndërtimin e ambasadës së saj pranë godinës së Parlamentit, prë shkak të rrezikut prë spiunash.
Kryeministri Anthony Albanese ka dekalruar se agjencitë e inteligjencës i kishin dhënë "këshilla shumë të qarta sigurie" për këtë lëvizje.
Ligjet e hartuara posaçërisht për të ndaluar ndërtimin u miratuan me shpejtësi të enjten pasi përpjekjet ligjore për të bllokuar zhvillimin e Kanberrës dështuan.
Ambasada aktuale e Moskës nuk do të preket nga ligjet e reja, të cilat kanë mbështetje dypartiake.
Legjislacioni i ri pranon gjithashtu se Rusia mund të ketë të drejtë për kompensim financiar.
Pas vendimit, një diplomat rus i ka bërë me dije AFP-së se "ambasada po kërkon këshilla ligjore". Toka ku do të ndërtohej edhe ambasada e re ruse është blerë nga Moska në vitn 2008 dhe ndodhet rreth metra nga Parlamenti Australian.
Një përpjekje e mëparshme për të anuluar lejen e ndërtimit u rrëzua nga gjykata federale muajin e kaluar, duke nxitur miratimin e një legjislacioni të ri.
U deshën më pak se pesë minuta që ligji të prezantohej dhe miratohej në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Ne nuk presim që Rusia të jetë në një pozicion të flasë për të drejtën ndërkombëtare, duke pasur parasysh se ajo e refuzon atë në mënyrë kaq të vazhdueshme me pushtimin e tyre në Ukrainë”, u shpreh Albanese, i cili dënoi pushtimin “ilegal dhe imoral” të Rusisë në Ukrainë.
Ish-diplomati i Mbretërisë së Bashkuar Alex Bristow i Institutit Australian të Politikave Strategjike, i tha AFP se Rusia ka disa nga "shërbimet e inteligjencës më të mëdha, më të afta, më agresive dhe më pak të kufizuara" në botë.
"Duke pasur parasysh afërsinë, mund të jetë një formë e mbikëqyrjes elektronike që vepron jashtë ambasadës," shtoi ai.
Qeveria australiane nuk ka thënë nëse ka shqetësime sigurie në lidhje me ambasadën kineze, e cila është afër vendit rus.
