Vdes në moshën 87-vjeçare, fituesja e çmimit ‘Oscar’ dhe ish-deputetja britanike
Aktorja fituese e Oskarit dhe ish-deputetja Glenda Jackson ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i saj, Lionel Larner.
“Glenda Jackson, aktore dhe politikane e dy herë fituese e çmimit Oscar, vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Blackheath të Londrës mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje. Ajo ndërroi jetë pranë familjes së saj.”- tha Lionel Larner.
Jackson u bë një yll ndërkombëtar në vitet 70’, duke fituar Oscar për filmin “Women in Love” dhe “A Touch of Class”.
Ajo gjithashtu luajti si Mbretëresha Elizabeth I në dramën e BBC-së Elizabeth R.
Politika ishte gjithmonë e rëndësishme dhe ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’u bashkuar me Dhomën e Komuneve si deputete e Laburistëve në veri të Londrës nga viti 1992 deri në 2015.
Për dy vite ajo shërbeu si ministre e Transportit në qeverinë Re Laburiste të Tony Blair nga viti 1997. Ajo më vonë u rikthye në ekran, duke fituar një Bafta për rolin e saj të rikthimit në dramën televizive “Elizabeth Is Missing” në 2020.