Japonia krah Ukrainës, në bisedime me SHBA për të dërguar armë dhe municione në front

Japonia do të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Autoritetet po bisedojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të forcuar rezervat e artilerisë, teksa Kieivi ka nisur kundërofensivën. Këtë të enjte rusët kanë bombarduar rajonin e Khersonit, ku për pasojë ka mbetur i vdekur edhe 1 fëmijë

Krah Ukrainës do të rreshtohet edhe Japonia. Shteti aziatik po shqyrton mundësinë për t’i dërguar SHBA-së predha artilerie, të cilat do të shërbejnë për të forcuar rezervat në kundërsulmin e paralajmëruar nga Kievi.

Bëhet fjalë për predha artilerie 155 mm sipas një pakti të vitit 2016 me SHBA-në.

Mbështetje për Ukrainën ofroi edhe Norvegjia me Danimarkën.

Në një postim në Twitter presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, falenderoi vendet nordike për paketën e re të përbashkët.

"Unë jam mirënjohës për qeveritë e Norvegjisë dhe Danimarkës, të udhëhequr nga Jonas Gahr Store, për paketën e re të ndihmës së përbashkët të mbrojtjes. Një grup shtesë i predhave të artilerisë është shumë i nevojshëm në fushën e betejës. Së bashku ne po afrojmë fitoren tonë të përbashkët,” tha ai. 

Lufta në Ukrainë vijon të jetë në fokus të NATO-s, ku ministrat e mbrojtjes të vendeve antëare do të diskutojnmë në takimin e radhës dyditor që mbahet në Ukrainë.

Ndërkohë në terren vijojnë përplasjet ushtarake, ku nga bombardimet ruse në dy objekte industriale në qytetin Kryvyi Rih, raportohet edhe për 1 fëmijë të vrarë.