Plagosi 22-vjeçarin pas konfliktit në bilardo, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë/ EMRI

Një 26-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi në maj të këtij viti plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar pas një konlfikti në një bilardo.

Gjithashtu u proceduan penalisht dy bashkëpuntorë të tij pasi në bashkëpunim me të kanë dhunuar 22 vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pasi kanë identifikuar menjëherë pas ngjarjes, 3 shtetasit e përfshirë në një konflikt të çastit, me armë zjarri, të ndodhur në Lezhë, mbrëmjen e datës 08.05.2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, mbështetur nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

"Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Xhuljano Frrok 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 08.05.2023, jashtë ambienteve të një bilardoje në Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit Leandro Frroku29 vjeç dhe Agustin Shahini 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, në bashkëpunim me të arrestuarin Xh. F., kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. L," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.