Lefter Maliqi: Rusmali i KAS-it,si shoku “Taras”! Çdo vendim në emër të Partisë e kundër armiqve të popullit
Kandidati koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i cili nuk arriti të fitonte zgjedhjet e 14 majit për kryetar të bashkisë Kuçovë ka reaguar sërish lidhur me procesin ankimor në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Në këtë kontekst, ai akuzon anëtarin e këtij komisioni, Ilir Rusmaili, të cilin e etiketon si “Shoku Taras”, një personazh i Shqipërisë së viteve 1941, duke shtuar se ai u kthye në origjinën e tij, teksa i shërben plot entuziazëm partisë në pushtet.
“Rusmali i KAS-it na doli si shoku ‘Taras’ në 1941! Çdo vendim në emër të Partisë Komuniste kundër armiqve të popullit, kandidatëve të Opozitës.
Tarasi i vizituar, i kuruar, i emëruar edhe Ministër Drejtësie nga Doktori na doli me ‘virus korruptiv’ dhe mosmirënjohës ndaj kurimit dhe nderit që i bëri Doktori.
Urime shoku Taras u ktheve në origjinë.
Çajup Rusmali ka persekutuar njerëz në kohën e xhaxhit.
Me dyqind ‘petrita’, komunist o lule, hapi Shqiperia historin e kuqe! Vitet iken tutje, ti u ngjite lart!
Nga KAS në Avokat i Popullit që e pret si nder për vendimet kundër Opozitës”, shprehet Lefter Maliqi.





