“Atje po vriten njerëz!”/ Policët e rrëmbyer nga Serbia, çështje në Kuvend: Thikat për ta copëtuar Kosovën janë mprehur

Rrëmbimit i tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të të Serbisë ka pushtuar Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti demokrat Asllan Dogjnai i irrituar nga ndërprerja e fjalës nga ana e Kryetares Lindita Nikolla, mori fjalën me forcë dhe nga foltorja bëri thirrje që Kuvendi të dalë urgjentisht me një qëndrim të unifikuar dhe të dënojë këtë provokim të Serbisë.

Ndërsa ai fliste punonjësit e Gardës e kanë rrethuar, por ai nuk ndaloi.

Me tone të forta Dogjani i kërkoi qeverisë që të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm sa i takon çështjes së Kosovës, ku dje 3 policë shqiparë u morën peng.

“A e dini që atje po vriten njerëz? Kemi një situatë të agravuar në veri të Kosovës, tre policë janë rrëmbyer me forcë nga forcat e Serbisë.

Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, janë marrë 3 policë peng në Kosovë. 

Është e turpshme që Kuvendi nuk ka pasur asnjë qëndrim për situatën në Kosovë, deri në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër ne një qëndrim.

I kërkoj Komisionit të Jashtëm të mblidhet në mënyrë që Kuvendit të dalë me një qëndrim dhe të dënojë këtë agravim të provokuar nga Serbia.

Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë llogari për draftin që ka dërguar në BE dhe SHBA për konfliktin në Kosovë.. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim.”, deklaroi deputeti Asllan Dogjani.

Pasi propozoi hartimin e një rezolute që të dënonte sulmet e grupe kriminale në dëm të Kosovës, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka vijuar me gatishmërinë e tij.

“Interesi kombëtar s’është në lindje të Ukrainës, por në veri të Kosovës”/ Bylykbashi: Rama po e vë në pozitë të vështirë Prishtinën! 

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se do të ishte i gatshëm që të luftonte për Shqipërinë dhe Kosovën dhe se do të merrte armën.

“Po të jetë nevoja për të marrë armët për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i marrim armët. Pasi disa të rinj janë vrarë për mbrojtjen e Kosovës. Kemi pritur mbi 500 mijë refugjatë në Kukës. Unë i marr armët për të mbrojtur Kosovën. Nuk kam ardhur deputet me votat tuaja, por me të demokratëve.

Spaho: Thikat për ta copëtuar Kosovën janë mprehur. Vuçiç u takua sot me ambasadorin rus dhe kinez 

Sot nuk është koha për luftë, por për të diskutuar në Kuvend për këto projektligje. Duhet të mbanim një qëndrim ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ne jemi me aleatët tanë të rëndësishëm, me SHBA apo BE. Nuk po analizojmë sjelljet e Kurtit, por të shohim se çfarë platforme ka bërë Rama. Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe jo të sillet poshtë e përpjetë. Të dalim në një rezolutë kundër grupeve që ushtrojnë dhunë ndaj Kosovës.”, tha ai.

“Atje po vriten njerëz!”/ Policët e rrëmbyer nga

Tensionet në Kosovë edhe deputeti Tomor Alizoti propozoi qe të futen në rend dite

Gjithashtu Alizoti u shpreh se nga momenti në moment kriza në Kosovë mund të agravojë dhe se Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë çështje.

“Kriza e Kosovës po merr përmasa. Rëndësia sot edhe në media botërore është kriza në Kosovë e cila mund të agravojë. Shqipëria me përvojën e saj diplomatike duhet ta ketë rend dite. Ata janë vëllezërit tanë. Merreni seriozisht këtë gjë. Kriza atje po degradon. Kriza prodhon krizë”, tha ndër të tjera Alizoti.