Vuçiç thotë se ambasadorëve të QUINT-it u kërkoi të pengojnë Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 11:19
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zbuluar se çfarë ka biseduar me ambasadorët e QUINT-it. Vuçiçshkruan se u ka kërkuar ambasadorëve që të pengojnë Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan.
“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe të Quintës. U kërkova që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të penguar Kurtin të nisë një luftë tjetër në Ballkan.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit - Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi”, shkruan Vuçiç.

