“Ndërkombëtarët të reagojnë”, Berisha: Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, akt terrorist i urdhëruar nga “Putini i vogël”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës.

Në një status në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin e quan “Putini i Vogël”.

"Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç," shkruan Berisha.