Zgjedhja e kryetarit të ri, mblidhet nesër Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare

Mblidhet nesër Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare. Një grup deputetësh kanë bërë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë.

Sipas informacioneve kryefjalë e diskutimit do të jenë zgjedhjet për kryetar të PD-së, të caktuara për t'u mbajtur më datë 29 korrik.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku pati tensione dhe debate të forta, u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik. Ndërkohë, një grup i anëtarësisë doli kundër kësaj date.

Njoftim për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike

Te nderuar Anëtarë të Kryesisë.

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demoraktike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.

Anëtarët Kërkues:

Taulant Zeneli

Endri Hasa

Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

Kreshnik Çollaku

Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba