Kurti e Sveçla në konferencë: Askush mbi shtetin! Policët u rrëmbyen në territorin e Kosovës. Mbrojtja e kufirit bëhet nga KFOR-i, pse hesht?
Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen dje nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Por, Kosova thotë se janë arrestuar brenda territorit të saj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës kanë dalë ne konferencë për media.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me ligurin e kufirit me Serbinë, Kurti sqaroi se në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara ushtria e Kosovës nuk ka për detyrë mbrojtjen e kufirit, pasi ko i është besuar trupave të KFOR-it.
Fillimisht ishte Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se nuk e dinë se ku ndodhen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.
“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokrati dhe nuk brengoste për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as deeskalim të situatës aktuale.
Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR që hetonin rastin. Mund të them sa i takon terrenit të dhënat përputhen por presim deklarim zyrtar të tyre.
Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”, tha Sveçla.
"Policët u rrëmbyen brenda territorin e Kosovës. Më vjen çudi pse nuk flet KFOR-i", u shpreh kryeministri Kurti.
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si të pakuptimtë heshtjen e ndërkombëtarëve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku u rrëmbyen 3 policë të Kosovës nga ana e forcave serbe. Ai tha se qëndrimi i tyre nuk ndihmon për depërshkallëzimin e situatës.
“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i. Ne me partnerët tanë i ndajmë informaat por heshtja e tyre nuk i kontribuon as depërshkallëzimit, as hetimit dhe as drejtësisë.
Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë edhe shkelje e rezolutës por ëhstë komandanti i KFOR-it që për çdo deklaratë përmend rezolutën 1244. Ne e konsiderojmë kushtetutën e vendit dhe ligjin si të drejtë dhe përgjegjësi tonën”- tha Kurti.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla bëri thirrje që ndërkombëtarët të dënojnë rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe ditën e djeshme. Ai tha se Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës.
“Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë oragnizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’.
Bëhet fjalë kur më herët ka pasur konttrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe.
Ky akt criminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli. Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt criminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”- tha Zveçla.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën për mediat publikoi foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Kurti thotë se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe policia në bashkëpunim me KFOR kanë gjetur gjurmët e policëve serbë, si edhe ushqimet që ata kanë ngrënë dhe prangat. KURTI thotë se nuk e kupton përse hesht KFOR.

"Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim. Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë.
Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet ilegale që janë bërë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë për tejkalim të kufirit sic pretendon Serbia. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe janë gjendur gjurmët e këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por edhe prangat lidhëse plastike, si është e mundur që pretendojnë se janë arrestuar në Serbi ku prangat janë në vendin që themi në.
Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti se as të nesërmen me këtë të vërtetë që po e shfaqim para jush, nuk del KFOR. Ky vend është qartazi në Kosovë, edhe automjeti edh e ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës", deklaroi Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mohuar mundësinë e një shkëmbimi mes 3 policëve të rrëmbyer në veri të vendit, me të dyshuarin serb të arrestuar për dhunën në datën 26 Maj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas situatës së krijuar dje, ku në Leposaviq u rrembyen tre zyrtarë policorë kufitarë nga forcat serbe, ka komunikuar përmes telefonit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kurti tha se pati një kërkesë për zyrtarët amerikanë, por nuk pati ndonjë përgjigje pozitive.
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar vendimin e Ramës për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila duhet të mbahej një ditë më parë në Gjakovë.
Në konferencën për shtyp, kryeministri kosovar tha se ka qenë një vendim të njëanshëm dhe të paarsyeshëm nga ana e kryeministrit Rama.
MBLEDHJA E KESHILLIT
Kosova mblodhi mëngjesin e sotem Këshillin e Sigurisë, nje mbledhje kjo qe vjen një ditë pas tensioneve në veri, ku forcat serbe rrëmbyen tre efektivë të Policisë. Takimi në të cilin moren pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit.
Ky Këshill përbëhet nga presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë si ministri i Punëve të Brendshme, shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, ministri i Mbrojtjes, e ministrja e Drejtësisë.
Për shkak të mungesës së presidentes Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit, takimi drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, dhe në Kryeministri, tashmë kanë shkuar shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ministri i Punëve të Brendshme.
Në godinen e Qeverisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të pranishëm përpos Kurtit e Sveçlës, janë parë edhe zvëndëskryeministri Bisnik Bislimi, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e zyrtarë të tjerë.









