Berisha: Ndërhyrjet në fushatë u bënë haptazi nga guvernatorja Yuri Kim, rruga e vetme protesta
I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se ndërhyrjet në fushatë u bënë haptazi nga guvernatorja Yuri Kim.
Ai tha se rruga e vetme janë protestat dhe mosbindja civile, duke bërë thirrje që të qëndrohet fuqishëm ndaj një armiku në pushtet.
Berisha: Ndërhyrjet në fushatë u bënë haptazi nga guvernatorja Yuri Kim. Këto janë me fakte. Detyra e opozitës shqiptare është shumë e vështirë. Sot ka me të drejtë mijëra opozitarë që thonë se nuk duan të dëgjojnë më që na i vjedhin votat, ama nëse nuk themi të vërtetën atëherë kjo është ajo që do Rama.
Për mua rruga e vetme janë protestat dhe mosbindja civile. Ftoj çdo opozitarë sepse duhet të bindemi nëse qëndrojnë këto që themi dhe a janë të vërteta. Nëse nuk i qëndrojmë fuqishëm këtij armiku të fuqishëm, sepse pastaj nuk do të japë më 50 mijë lekë, por 150 mijë. Në vitin 2025 ai këtë pabarazi do ta shumëfishojë.


