Tensionet/ Ish-zëvendës Ministri i Brendshëm i Kosovës: Qeveria të themelojë urgjentisht xhandamërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 19:12
Ish-zëvendës Ministri i Brendshëm i Kosovës Selam Shkodra ka deklaruar se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente në themelimin e Xhandamërisë si forca të specializuara të armatosura për sigurinë e brendshme.
"Me qëllim të përgjigjes sa më adekuate të situatës së krijuar në teren Qeveria e Republikës së Kosovë urgjent duhet të ndërmarr masa në themelimin e Xhandarmërisë.
Xhandarmëria është një degë e forcave tejet e specializuar policore e armatosur që është përgjegjëse për sigurinë e brendshme në pjesë të territorit kryesisht në zonat rurale dhe në brezin kufitar," deklaroi ai.



