Rrëmbimi i 3 efektivëve, policia e Kosovës: Ka ndodhur brenda territorit tonë, na njoftuan se persona të maskuar ishin drejt tyre

Tre oficerët e policisë janë rrëmbyer nga serbët brenda territorit të Kosovoës. Kështu u shpreh në një deklaratë zyrtare policia e Kosovës duke bërë me dije se efektivët kishin parë persona të armatosur dhe kishin kërkuar njësi shtesë.

Në momentin që njësitë shtesë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur vetëm makinën dhe jo efektivët e policisë.

"Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.

Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri," tha Lumir Abdixhiku.