Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Ramabaja: E panevojshme, Rama i pari që "sanksionoi" Kosovën

Analisti Ben Andoni në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News deklaroi se veprimi i Edi Ramës për të anuluar mbledhjen me qeverinë e Koosvës ishte i tepruar.

"Është e tepruar që Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive. Ndërkombëtarët po e përdorin Tiranën zyrtare në këtë proces," tha ai.

Ndërsa analisti nga Kosova Sadri Ramabaja u shpreh se ishte e panevojshme që Rama të ndërmerrte një veprim të tillë për të anuluar mbledhjen pasi kështu ai ishte i pari që e sanksionoi Kosovën.

Ndërsa sa i takon reagimit të Brukselit për përgatitjen e një pakete sanksionesh për Kosovën, Ramabaj u shpres se ëhstë një reagim emocional dhe deklaratë e nxituar.

"Në kulmin e krizës nuk mund të ketë një zgjidhje përfundimtare dhe as ulje të plotë të tensioneve në Veri," u shprehën dy analistët.

Ndërsa sa i takon deklaratave të Vjosa Osmanit nga PE ata u shprehën se janë në rolin e negociueses për qetësimin e situatës, janë në të njëjtën linjë me Albin Kurtin dhe kanë kerkuar më shumë se sa një zgjidhje të përkohshme, një bashkëpunim me Beogradin.