Deti nën monitorim! BE dorëzon në Dhërmi paisje të teknologjisë së lartë
Hapësira jugore e detit në Shqipëri do të jetë nën monitorim me paisje të teknologjisë së lartë. Radarë, kamera e mjete lundruese me vlerë 2.4 milionë euro janë vënë në dispozicion të policisë në Dhërmi nga Bashkimi Evropian
Këto imazhe janë prodhuar nga paisjet e teknologjisë më të lartë që bashkimi evropian ka dhënë për policinë kufitare në dhërmi me një vlerë 2.4 milionë euro.
Përmes këtyre radarëve por edhe mjeteve të lundrimit identifikohet dhe kapet në kohë rekord çdo shkelës i kufirit apo për të shmangur incidente të mundshme.
Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann në ceremoninë e organizuar ka theksuar bashkëpunimin për hapat e shqipërisë drejt BE.
"Pajisjet e dorëzuara sot nxjerrin në pah bashkëpunimin solid mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e menaxhimit të kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kjo e bën policinë kufitare më të fortë dhe më efektive për të ofruar siguri më të mirë për shqiptarët, si dhe ndihmon në përgatitjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE," tha ajo.
Ministri Blendi Çuçi në fjalën e tij theksoi rëndësinë e investimit për kontrollin e kufijve
"Teknologjia është një përgjigje që besoj na jep një garanci më shumë. Ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për momentin që po kalojmë dhe ku Shqipëria është," tha ai.
Më tej ai shtoi se sot Shqipëria është një vend partner i denjë i BE-së për ruajtjen dhe menaxhimin e kufijve gjeografikë të Europës, por edhe në bashkëpunimin mes policive europiane në luftën kundër krimit të organizuar.