Hoxha dhe Halili presin vendimin/ Prokuroria kërkon 42 vite burg për autorët e dy vrasjeve në Elbasan
30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Eglen Halilin. Këto ishin kërkesat e prokurorit të prokurorisë së posaçme kur dha pretencën për dy personat e akuzuar si autor dhe bashkëpuntor në dy vrasje të ndodhura në Elbasan. Ngjarje këto që dyshohet se janë sponsorizuar nga Erjon Alibej.
rokuroria e Poscame ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglen Halilin të ciët janë të akuzuar për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan.
Si porositës i vrasjes akuzohet Erion Alibej ndërsa çështja ndaj tij është veçuar. Prokuroria e poscame ka shpjeguar para gjykatës mënyrën se si Euglen Halili i zbulua në dy vrasjet Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt.
Sipas SPAK pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kanë marrë nga Erjon Alibej.
Ky i fundit e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin. Bashkëpuntori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin.
Sipas dëshmisë Ramazani do të vritej pasi Alibej i kishte treguar se ia kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si "masakra e Bradasheshit" në dhjetor 2018. Me datën 20 korrik Emiljano Ramazani u vra poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të dala nga një pistoletë TT.
Nga hetimet rezultion se pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej u kishte lënë porosi Euglen Halilit dhe Xhuliano Hoxhës ultimatum që brënda një jave të vritej edhe Regirs Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë.
Ditën e ngjarjes, pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të konsumuar lëndë narkotike.
Teska kanë konsumuar lëndën narkotike Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.
I pranishëm në seancë ishte edhe babai i Rigers Runajit i cili kërkoi para gjykatës që personat e përfshirë në vrasjen e djalit të tij të marrin dënimin e merituar.