Përfundon “Now and then” i Beatles, kompozitori Paul McCartney shfrytëzoi inteligjencën artificiale
Kompozitori Paul McCartney, dikur pjese e Beatls coi në fund një këngë te papërfunduar të grupit. ai ka shfrytëzuar Inteligjencën artificiale për ta realizuar qëllimin, ndërsa kënga “Noë and Then” pritet të dalë brenda këtij viti.
Kantautori anglez, njëherësh ish-pjesëtari i grupit të njohur te rrokut the Beatles, Sir Paul McCartney realizoi një rekord të papërfunduar të legjendës John Lennon, e kjo falë ndihmës së inteligjiencës artficiale.
Bëhet fjalë për një demo të vjetër, ku vetëm falë teknologjisë audioja u pastrua dhe i dha mundësinë muzikantit të realizonte dëshiën e tij të kahershme.
“Kënga sapo u përfundua dhe do të dalë këtë vit”, tha Paul.
Ai nuk e saktësoi se për cilën këngë bëhet fjalë, por ka të ngjarë të jetë një kompozim i Lennon në vitin 1978 i quajtur Noë And then.
Sir Paul e mori regjistrimin një vit më parë nga e veja e Lennon, Yoko Ono, që gjendej në kasetën e etiketuar "For Paul", që Lennon e kishte lënë pak para vdekjes.
Ndër vite kantautori ka shprehur dërshirën e tij për ta përfuduar këngën, por duket se teknologjia i dha atij shansin për ta realizuar ëndrrën e tij, duke nxjerrë një audio të pastër për këngën.