Pas vdekjes së Berlusconit, i biri mesazh prekës grupit mediatik: Tani detyra jonë është të….

Pas vdekjes së të atit, Pier Silvio Berlusconi ka komunikuar një mesazh të rëndësishëm me grupin mediatik italian “Mediaset”.

Në këto ditë zie për median e themeluar nga ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, Pier thotë se e ndjente të nevojshme t’ju shkruante të gjithëve sepse e dinte sa të rëndësishëm ishin ata për të atin.

“Një njeri që dha kaq shumë. Ai ishte një njeri që dha dhe krijoi shumë”, është shprehur i biri, teksa shton ndër të tjera.

“Të dashur kolegë të Mediaset, ndjej nevojën t’ju shkruaj sepse e di sesa të rëndësishme e kishte që babai im që t’ju tregonte dashurinë dhe krenarinë e madhe që ka ndjerë gjithmonë për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ne. Ai gjithmonë e ka konsideruar kompaninë tonë si krijesën e tij të dashur. Babai im, themeluesi ynë, ju ka dashur gjithmonë të gjithëve. Detyra jonë është të ndjekim gjurmët e tij”, është shprehur Pier.