“Ka njerëz nën rrënoja”, 3 të vdekur dhe 25 të plagosur nga një sulm rus në një pallat në Dnipropetrovsk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 09:34
Të paktën tre persona u vranë dhe 25 u plagosën në sulmet me raketa ruse të kryera gjatë natës në Krevi Ri, të cilat shkatërruan një ndërtesë banimi pesëkatëshe.
Kështu tha sot Serhii Lyshak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk të Ukrainës.
“Ka ende njerëz nën rrënoja” shkroi Lisak në aplikacionin Telegram.
Katër persona u plagosën në një vend tjetër në qytet, shtoi ai.


