Bullgaria shkarkon kryeprokurorin, KLGJ: Dështoi në luftën ndaj korrupsionit, Gashev: Vendim politik

Bullgaria ka nisur procedurën e shkarkimit të prokurorit të vendit para përfundimit të mandatit. Vendimin e ka marrë KLGJ ku shprehet se ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit. Në reagimin e parë Ivan Geshef e ka cilësuar nismën politike duke akuzuar kryeministrin e mëparshëm

Mungesa e rezultateve ndaj korrupsionit ka sjellë debate të forta në Bullgari. Këshilli i Lartë gjyqësor ka kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Ivan Geshev para përfundimit të mandatit të tij shtatëvjeçar. Në analizën për votat kundër tij janë marrë edhe të dhënat për incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.

Ky vendim i këshillit vjen menjëherë pas formimit të një qeverie të re koalicioni në Bullgari, e cila i dha përparësi largimit të Geshevit, një figurë politike me shumë ndikim në vend.

Menjëherë pas këtij veprimi Geshev, 52 vjeç, reagoi duke bërë përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij.

Geshev u zgjodh në fund të vitit 2019 për një mandat shtatëvjeçar nga këshilli prej 25 anëtarësh. Pas kësaj nuk kanë munguar akuzat ndaj tij për hetime të njëanshme e të motivuara politikisht.

Veprimet e Geshevit tërhoqën vëmendjen e Senatit të Shteteve të Bashkuara, i cili kritikoi zyrën e tij për dështimin në luftim korrupsionin.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën sanksione ndaj disa individëve bullgarë të përfshirë në korrupsion, një lëvizje që disa ekspertë e interpretuan si një manifestim të zhgënjimit në rritje në Uashington dhe Londër mbi paaftësinë e Geshevit për të luftuar efektivisht figurat me ndikim të përfshirë në praktika korruptive.

Tashmë propozimi për lirimin nga detyra është në zyrën e presidentit të vendit Radev i cili nuk ka bërë të ditur një afat se kur do të ndërmarrë veprime