Përgjaket festa për titullin e fituar në NBA, nëntë të plagosur nga të shtënat me armë në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 14:42
Nëntë persona u plagosën si pasojë e të shtënave në Denver të SHBA-ve, ku tifozët e ‘Denver Nuggets’ po festonin fitimin e parë të titullit të NBA-së.
Të shtënat ndodhën rreth orës 00:30 të mëngjesit, rreth 3 orë e gjysmë pas ndeshjes. Mësohet se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, sipas mediave të huaja.
Të shtënat ndodhën rreth një milje nga Ball Arena, ku Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën në mbrëmje.

