Angli, 3 viktima e tre të plagosur nga sulmi në Nottingham, ndalohet një 31-vjeçar
Qytetit Nottingham, mengjesin e së martës është zgjuar me 3 viktima dhe disa të plagosur. Policia deklaron se është ndaluar një 31 vjeçar teksa sqarohet se ngjarjet janë zhvilluar në pesë rrugë të ndryshme.
Prej oren 4 të mengjesit të së martës, policia e anglisë mori informacione për 3 persona të vdekur në rrugët e qytetit të Nottingham.
menjëherë pas kësaj pesë akse u bllokuan dhe u pezullua shërbimi i tranvajit dhe transportit. Me këto pamje ku në zonë kishte vetëm forca të policisë dhe pa kalimtarë vërehet plani i masave në kërkim të autorit të mundshëm.
Në të pesta zonat kordoni I policisë ndaloi ccdo lëvizje dhe qytetarëve iu bë thirrje të mos dilnin nga banesat një 31-vjeçar u arrestua nga policia me dyshimin se ishte autor i vrasjes së 3 personave dhe plagosjes së 3 te tjereve.
Shefi i policisë së Nottinghamshire, Kate Meynell tha: "Ky është një incident i tmerrshëm dhe tragjik". “Ne besojmë se këto ngjarjet janë të ndërlidhura dhe kemi një të arrestuar që është në paraburgim.
Fillimisht u raportua për dy persona të gjetur pa jetë. E menjëherë pas kësaj në njët jetër zonë të Notingahm u raportua se një furgon tentoi të përplaste tre persona të tjerë që u dërguan në spital.
Më vonë autoritetet deklaruan se gjetën një tjetër viktimë këtë radhë në rrugën Magdala. Hetimet kanë vijuar për të zbuluar shkaqet që sollën sulmin prej 31 vjeccarit të dyshuar


