Vendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi, kërcënon Lukashenko: Do t’i përdorim nëse është e nevojshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 14:36
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka kërcënuar se nuk do të hezitojë të përdorë armët bërthamore ruse nëse është e nevojshme.
Më tej, ai tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të shërbente si një pengesë kundër një agresori të mundshëm dhe se nuk duhet të ketë hezitim në përdorimin e tyre nëse është e nevojshme.
Rusia do të fillojë vendosjen e armëve të rregullta bërthamore në Bjellorusi pas 7-8 korrikut, pasi objektet speciale të magazinimit të jenë gati, njoftoi disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin.

