Fier, ndëshkohen 970 drejtues për shpejtësi tej normave të lejuara
Policia Rrugore e Fierit si rezultat i kontrolleve për ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 drejtues për drejtim mjeti pa lejedrejtimi.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve përgjatë një jave janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit 166 drejtues.
Policia informoi se “janë ndëshkuar 371 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 265 për mosvendosje të rripit të sigurimit”.
Në njoftim bëhet e ditur se 41 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 970 për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.



