Humbja në Champions, Dimarco i zhgënjyer: Topi nuk hyri në rrjetë, kjo finale si pikënisje për Interin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2023, 00:23
I intervistuar nga Mediaset pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, futbollisti i Interit Federico Dimarco komentoi humbjen 1-0 të zikaltërve.
“Është shumë zhgënjim sepse luajtëm në mënyrë të barabartë me Manchester Cityn. Na vjen keq që kemi humbur. Topi nuk hyri në rrjetë. Na vjen keq, na vjen shumë keq që humbëm kete finale. Kjo finale duhet të jetë pikënisje për ne” – tha ai.