KAS rrëzon kërkesën e "Bashkë Fitojmë" për kutinë e burgut të Rrogozhinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 12:37
KAS ka miratuar ditën e sotme rezultatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës pas rinumërimit të votave.
Diferenca mes kandidatëve pas rinumërimit është 21 vota më shumë për kandidatin e PS-së, Edison Memolla.
Gjithashtu bëhet me dije se KAS se ka rrëzuar kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për mospërfshirjen në tabelën e rezultatit të votave dalë nga burgu i Rrogozhinës.

