Mbledhja e PD, Dhurata Çupi:PD: Partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi, zgjedhjet urgjente janë vrastare

Deputetja Dhurata Çupi në mbledhjen e grupit të PD ka deklaruar se grupi parlamentar duhet të ketë autoritetin politik vendimmarrës.

Ajo ka shtuar se në PD duhet të zhvillohet zgjedhjet dhe se duhet të drejtohen po nga Tabaku dhe Gazment Bardhi.

Dhurata Çupi: Grupi parlamentar të ketë autoritetin politik vendimarrës. Është ky grup që ka mbajt PD. Jam dakort me platformën e sugjeruar nga zoti Bardhi. Sygjeroj të drejtohet partia nga znj, Tabaku dhe Z. Bardhi.

Të zhvillohen zgjedhjet në PD drejtuar nga këto të dy.

Të jemi në vazhdimësi duke bërë thirrje për të afruar sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet jo urgjente  se do jenë vrastare.

Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për Ora News se Draft Proporzimi i Gazment Bardhit flet për riorganizimin e Partisë nga poshtë-lart dhe një proces që të synojë bashkimin e demokratëve.