Basha: Boll me revolucion, i ka dalë boja, 14 maji ishte një farsë e shoqëruar me dajre e të shara
Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit nga ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.
Nga aty ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”.
Ai vijoi duke thënë se duhet një plan realist në lidhje me të ardhmen e vendit, ndërsa shtoi se nuk duhet t’i kushtohet më rëndësi revolucionit, pasi i ka “dalë boja”, duke iu referuar revolucionit të paralajmëruar muaj më parë nga ish-kryeministri Berisha.
Basha theksoi rëndësinë e referendumit dhe votës së emigrantëve, teksa tha më tej se duhet të ketë riciklim të elitave si kryeministri dhe Presidenti.
Basha: Kur e nisa kete tur takimesh shkaku, Brenda e pare ishte ajp qe nddhi me 14 Maji. Nuk ishte e papritur. Por dimensioni I asaj qe ndodhi goditi rende demokratet dhe qytetaret. Sepse ajo eshte nej brenge, nje lendim qe ne qytete qe ka patur projekte dhe endrra per ndryshim, ajo nuk ndodhi. 14 Maji eshte arrest kardiak per demokracine. Problemet e zgjedhjeve, shitblerjet e votes por edhe sepse munguan alternativat, pfertat. Qytetaret hyne ne nje process me koken ulur. 87 ne 100 votues per her ete pare nuk moren pjese ne votime, ne farsen e demokracise, te shoqeruar me darje dhe lodra.
Ndryshe nga Big Brother I prodhuar nga patentate nderkombetare, ndersa big brother I SHqiperise u braktis, fatkeqesia e SHqiperise. 14 maji, numri me I madh I atyre qe folen me bojkot jane te rinjte. Dhe ky eshte nje mesazh I qarte qe ju keni dhene. Divorsi I politikes me qyteraret, me te verteten. Do ta leme politiken te rrjedhe si lumi I Osumit, e te marre perpara gjithcka perfshire shpresat dhe deshirat apo do ti veme dige dhe ta bejem qe ky uje te punoje per njerezit, te ndihmoje dhe jo pengoje jetet, te behet burium per shpresa. Qe te bejme kete te dyten, duhet te lidhem fijet e keputura mes zgjedhesve dhe et zgjedhurve, ne parlament, qeveri e kudo.
