“Berisha ndër aktorët kryesorë të demokracisë”, Xhelal Mziu: Në unifikimin e PD edhe parti të tjera simotra
Pas përfundimit të mbledhjet së grupit të PD, Xhelal Mziu zhvilluar një komunikim për mediat.
Ai ka thënë se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe të jetë e unifikuar që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025.
“Gjithcka është unifikimi i PD dhe i opozitës kundër këtij sistemi monist. Berisha është një ndër aktorët kryesorë të demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të them se kush mund të jetë grupi që mund të fillojë negociatat, besoj se ato mund të bëhen dhe brenda grupit parlamentar.
Mund të ketë dhe aktorë të tjerë jashtë PD që mund ta luajnë këtë rol. Flas këtu për parti simotra apo përfaqësues të partive popullore qëmund të luajnërolin e përbashkuesit. Ka mundësi për të gjetur zgjidhjen e bashkimit por duhet të ketë vullnet nga të dyja palët," tha ai.
