McKresha arbitër, merr licencën UEFA C nga arbitri i kontestuar në Superiore

McKresha arbitër, merr licencën UEFA C nga arbitri i kontestuar
Këngëtari Mc Kresha i apasionuar pas futbollit, nuk mjaftohet vetëm me faktin e të qënit tifoz.

Artisti i njohur nga Kosova, i cili njihet për dashurinë që ka për lojën dhe skuadrën e Liverpool, është licencuar nga FSHF me UEFA C dhe tashmë mund të aplikojë për t’u bërë trajner me UEFA B e ndoshta më pas për të hyrë në nivelet profesioniste me UEFA A.

Në foton e publikuar nga stadiumi “Loro Boriçi” me fanellën e FSHF-së, këngëtari shfaqet perkrah arbitrit Kridens Meta, i shumëkontestuar pas 11-metërshit që ai dha në favor të Bylisit në ndeshjen me Tiranën që më pas rezultoi edhe një vendim shumë i rëndësishëm për çështjen e titullit kampion.