Aksident në Lezhë, shoferja përplas këmbësoren, gruaja transportohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2023, 09:13
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Balldre-Lezhë.
Një mjet me drejtuese femër ka përplasur një këmbësore.
Mësohet se kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

