Kërcënohet bashkëshortja e yllit të Lazios, bëri tifo për Sevilla-n

Humbja e Romës në finalen e Europa League po nxjerr në pah anën më agresive të tifozëve të skuadrës verdhekuqe të cilët pasi shkaktuan kaos në aeroport me arbitrin Taylor, kalon në nivel kërcënimesh edhe te njerëzit e afërt të rivalëve të Lazios.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e Luis Albertos, Patricia Vengas e cila ka bërë një postim publik në mbështetjke të Sevilla-s që është edhe skuadra e saj e zemrës por romanistët e kanë marrë për provokim. Qindra prej tyre kanë vërshuar në rrjetet sociale me fyerje dhe kërcënime.

“K…, duhet të vdesësh nga një semundje e rënë, duhet të vdesësh keq”, janë disa nga kërcënimet në adresë të saj. Blogerja e famshme spanjolle ka reaguar menjëherë duke bërë një denoncim në polici.