ZYRTARE/ Lionel Messi do të largohet, ndeshja ndaj Clermont e fundit me PSG

Fundi i një stacioni tjetër jo shumë të suksesshëm dhe të shoqëruar me polemika e madje edhe me rebelimin e tifozëve. Lionel Messi do të largohet nga PSG, kjo dihej prej kohësh por tashmë është edhe zyrtare sepse del nga goja e trajnerit Christophe Galtier në prag të ndeshjes së fundit të sezonit kundër Clermont në kampionat.

“Kam pasur privilegjin të stërvis më të mirin e historisë”, shton francezi që përpiqet të qetësojë disi situatën për t’i rezervuar një lamtumirë sa më të qetë dhe pa kontestimin e tifozëve të tij numrit 10.

Leo në Paris ka shënuar 32 gola në 74 ndeshje duke fituar dy kampionate dhe një superkupë. Pavarësisht ofertave nga SHBA dhe Barcelona, Messi duket i destinuar për në Arabinë Saudite ku po flitet për një ofertë monstruoze 600 milionë euro në sezon.