Benzema një hap larg Arabisë Saudite, gati firma me kundërshtarët e Ronaldos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2023, 14:11
Lajme të bujshme vijnë nga Spanja, nga ku raportohet se sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është një hap larg transferimit në Arabinë Saudite, te klubi i Al Ittihad.
Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit nëse do të bashkohet me kundërshtarët e Cristiano Ronaldos, njëkohësisht kampionët e këtij sezoni në Arabinë Saudite.
Kontrata e Benzema me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero pas 14 vitesh.

