Ish-kryeministri "shqiptar" udhëton në SHBA për të takuar yllin serb të NBA (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2023, 13:54
Pak ditë më parë dorëzoi detyrën e kryeministrit të Malit të Zi dhe tashmë mund të udhëtojë e të vizitojë vendet që dëshiron e të takojë njerëzit që adhuron.
Dritan Abazovic ka një pasion të madh për lojën e basketbollit dhe mesa duket idhulli i tij është shtatlarti serb i Denver Nuggets, Nikola Jokic.
Ai është takuar me lojtarin më të mirë të finales së parë Denver-Miami në pallatin e sportit pas sfidës. Të dy kanë shkëmbyer disa fjali në serbisht dhe e kanë stampuar këtë moment në një foto.
