Napoli gati për festën e titullit, RTV Ora intervistë me De Laurentis dhe me Osimhen (VIDEO)

Napoli është gati për të pritur Festën zyrtare të titullit Kampione e Italisë për skuadrën e saj SSC Napoli.

Ndeshjen e fundit të kampionatit italian të Serie A 2022-2023., kjo skuadër do ta luaj të dielën pasdite kundër Sampodorias e menjëherë pas saj në stadiumin Diego Armando Marando do të nisin festimet zyrtare të titullit të tretë në historikun e SSC Napoli si kampione e vendit..

Rrugët, sheshet, pallatet, shtëpitë, dyqanet e ballkonet e këtij qyteti janë veshur me ngjyrat bardhë e blu të fanellës napoletane. Madje dhe akullorja e pica kanë marrë ngjyrën blu të fanellës napoletane.

Në çdo qoshe të qytetit gjen tezga e kioska të mbushura me simbolet e skuadrës. Napoli qyteti i mijë ngjyrave e i mijëra kulturave këto ditë ka veç një ngjyrë atë të qiellit e të detit, ngjyrën e  fanellës së SSC Napoli.

Banderolat festive evokojnë figurat historike tëytetit; Diego Armando Maradona e thënien e tij të famshme në Botërorin e '86 "Qe dora e Zotit", këngëtarët e muzikës neomelodike napoletane si Pino Daniele e Mario Meroloa, aktorët Toto, Massimo Troisi, Edoardo De Filippo e deri tek protagonistët e kësaj feste futbollistët që në guidën e Mister Spalletit i dhuruan këtij qyteti titullin e 3 si Kampione e Italisë.

Tre mega ekrane në tre sheshet kryesore të Napolit ; Sheshi Plebishit, Sheshi Merkato e Sheshi Shën Pali i 2, do të ndezin atmosferën festive të banorëve e një plan special masash të forcave të rendit e transporti publik është programuar nga komuna e qytetit për të garantuar sigurinë e rregullin publik.

Mijëra tifozë napoletanë nga e gjithë Italia e nga bota kanë mbërritur gjatë këtyre orëve për të mos humbur këtë ditë historike e sipas operatorëve tursitikë të gjitha strukturat e hotelerisë janë prej ditësh sold out.

Ora Neës ka intervistuar eksluzivisht Presidentin e SSC Napoli, njëherësh producent kinematografik e një nga emrat më të rëndësishëm të sipërmarrjes italiane,  Aurelio De Laurentis i cili ka dhe një mendim suprizë për Shqipërinë.

Napoli gati për festën e titullit, RTV Ora intervistë me De

"Presidente më thatë pak më parë se do ju pëlqente të vinit në Shqipëri?

Aurelio De Laurentis; "Shqipëria është një vend që më ka pëlqyer gjithmonë. E ju shqiptarët e adhuroni Italinë. Mjaft të kujtosh se ndiqni prej kohësh programet televizive italiane, jeni njohës të mirë të ngjarjeve në Itali, e unë që dashuroj kaq shumë detin, sa herë që vizitoj Greqinë jonike, shoh brigjet shqiptare kaq tërheqëse. Por ajo c'ka më pëlqen të eksperimentoj në Shqipëri është të bëhem një bujk modern. Kjo është gjëja që më pëlqen shumë të bëj. Dua të takoj Kryeministrin shqiptar e ti them; " A më jep me qira 5 milionë hektarë tokë e ta bëj këtë tokë një vend të pabesueshëm modern në fushën e bujqësisë, me prodhime të jashtëzakonshme e të shëndetshme, pasi nga ushqimi vjen dhe  shëndeti i mirë për të gjithë."

E një skuadër futbolli shqiptar nuk keni menduar ta blini?

Aurelio DE Laurentis; Ah por është e ndaluar të kem më shumë se një skuadër e për mua Napoli është skuadra, zemra e gjithçka. Napoli është shpirti e nuk është vetëm një faktor interesi tregtar. Pra deri sa të kem forcë e shëndet Napoli do të jetë për mua pjesë e familjes De Laurentis."

Ndërsa protagonisti kryesor i këtij kampionati me 23 gol të shënuar në sezonin 2022-2023 është Victor Osimhen  që është idhulli i ri i këtij qytetit e  për tifozët gati i krahasueshëm me atë çka Diego Aramando Maradona është për këtë qytet.

Pak para Festës zyrtare të titullit kampion për ORA News do të shprehet;

"Kur flasim për Napolin, futbollisti i parë që simbolizon këtë qytet e tifozat e tij është Maradona. Ai është legjendë këtu në Napoli, është pothuajse Zoti në Napoli e nuk mund të bëhet krahasimi, Edhe pse fituam titullin nuk mund të krahasohemi me atë cka Diego Armando Maradona ka bërë këtë skuadër. Për ne është një burim frymëzimi për ne e për ta bërë krenar dhe në parajsë".

Osimehn ka kujtuar vendi e tij të origjinës Nigeria e Afrikën. "Të jetosh aty është mjaft e vështirë. Futbolli më shpëtoi mua e familjet time e në Nigeria e në Afrikë ka mjaft të rinj të talentuar që luajnë futboll e uroj që prokuratorë e talents scout nga bota t'i zbulojnë."