Kaos në aeroportin e Budapestit, tifozët e Romës sulmojnë me karrige arbitrin Taylor (VIDEO)

Kaos në aeroportin e Budapestit, tifozët e Romës sulmojnë me
Në aeroportin e Budapestit në Hungari ku u zhvillua finalja e Europa League mes Sevilla-s dhe Romës, tifozët italianë janë kryqëzuar me arbitrin anglez Taylor, i cili është sulmuar nga një pjesë e tyre.

Në shoqërinë e familjes, Taylor u fye fillimisht me fjalë por më pas situata u përshkallëzua dhe një karrige u lëshua në adresë të familjarëve dhe vetë arbitrit.

Policia ndërhyri me shpejtësi duke e shoqëruar “xhaketën e zezë” në një dhomë të veçantë, në pritje të nisjes së tij për në Londër.