Kryedemokrati i Shkodrës, Xhevdet Amuli, jep arsyet se pse u humb pas 32 vitesh bastioni i PD-së në 14 maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2023, 13:44
Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Shkodrës, Xhevdet Amuli, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” rrefen situatën në të cilën gjenden demokratët pas humbjes së Shkodrës, bashkinë që deri para 14 majit ishte bastion i tyre.
“Kjo që ndodhi ishte diçka që askush nuk ia kishte për borxh z. Berisha, i cili nuk mori parasysh asgjë para “Non grata” dhe nisi baltosjen e çdokujt prej demokratëve dhe veçanërisht mbështetësit e kryetarit Lulzim Basha.
Partia Demokratike nuk mund të jetë pronë dhe peng i askujt dhe ajo u krijua si parti e djathtë, por veproi si parti e majtë.
Kështu që z. Berisha ka haqet e veta tek PD-ja, dhe asnjë nga ne nuk i ka borxh dhe nuk mund ta ndihmojë atë”, u shpreh Amuli.


