Korreshi: Nuk mund të kemi 2 PD, partia ka nevojë për lidership të ri

Deputeti i PD Sajmir Korreshi në një intervistë për Ora News deklaroi se PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke kaluar ngërçin me të cilën ajo po përballet.

Sajmir Korreshi: Tani është vështirë të thuhet, nuk ka një drejtues të PD. Kemi një PD të bashkuar. Unë mendoj se drejtuesit duhet të zgjidhen vetëm përmes votës. Por para kësaj duhet të shikojmë se sa do të përfshihen.

Nëse do të përfshihen të dy gjysmat e PD në një PD të vetme dhe të kalojmë të gjtihë ngërçin që ka PD apo do të vazhdojmë të garojmë pa u përfshirë një pjesë e PD. Kjo është tragjike.

Unë gjykoj se para se të marrim hapa të nxituar siç u morën pas ikjes së Bashës, ku Berisha nxitoi duke mos përfshirë asnjë nga pjesa tjetër që se mendonte si ai në procese zgjedhore.