Demokratja: Belindi jo kandidati i duhur, nuk tha që Veliaj me 5 njerëz po ha Tiranën me ndërtim
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Barbara Doda, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se Belind Këlliçi nuk ka qenë kandidati i duhet për Tiranën përballë Veliajt.
Ajo shtoi se Belindi ka thënë çdo gjë në fushatë, mirëpo ai nuk tha gjënë kryesore që Tiranën po e hanë 5 persona.
Doda: Mendoj se Këlliçi nuk ishte kandidati i duhur për Tiranën. Nuk mendoj se mund ta sfidosh Veliajn aty ku ai është më i fortë, pra në rrjetet sociale sepse ai u ka kaluar të gjithë politikanëve të brezit të vet. Duhej një kandidat serioz dhe një fushatë serioze që të bënte kontrast pasi nëse Veliaj donte të bënte atë lalin e gjithë Tiranës, atëherë duhej kontrast.
Belind ka thënë çdo gjë në fushatë, mirëpo ai nuk tha gjënë kryesore që Tiranën po e hanë 5 persona. Unë jam vërtetë arkitekte dhe nuk është ai bumi në ndërtim që thuhet, është Erion Veliaj dhe 5 të tjerë, dhe duke mos e artikuluar, kjo e la pas në fushatë.
