"Kërcënimi" grek nuk bën punë, Fredi Beleri mbetet në burg
GJKKO ka caktuar sot masën e sigurisë "Arrest me burg" për Fredi Belerin, kandidatin fitues të Bashkë Fitojmë për Bashkinë Himarë.
Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit zgjedhor dy ditë para zgjedhjeve.
"Arrest me burg" u la dhe për Pandeli Kokaveshin i cili ndodhet në spital pas një transplanti.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të hënë gjatë një takimi me Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka deklaroi se çështja e Belerit u dikskutua gjithashtu gjatë takimit.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se për arrestimin e Belerit do të flasë pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi.
Pas seancës, avokati i Fredi Belerit foli për mediat teksa deklaroi se prisnin që të ndryshohej masa e sigurisë të paktën për Kokaveshin i cili është në gjendje të rëndë në siptal.
"Nuk duhet vendosur masë sigurimi për të dy shtetasit. Më aburdja ishte që Kokaveshi që ëhstë në spiotal në gjendje të rëndë shëndetësore, me dokumentacionin që dorëzuam menduam që edhe mund të ishte ndryshuar për një asë më të lehtë pasi ka bërë dhe transplantin e zemrës. Asnjë gjë nuk paraqitën. Lexuan ato që kishin lexuar prokurorët e Vlorës. Ne dorëzuam dokumentte mjekësore.
Nuk është takuar asnjëherë me të infiltruarin. Edhe listën me emra, policisë ia ka dhënë po ku i infiltruar pasi kjo listë nuk gjendet ku ëhstë në dosjet e policisë," tha ai.
