Doda: Opozita dështoi në zgjedhje se nuk u treguam njerëzve se jemi shpresa dhe ndryshimi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Barbara Doda, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së tha se angazhimin në PD nuk e shoh të lidhur vetëm me PD-në, por edhe me nevojën për të pasur një opozitë të fortë.

Ajo tha se kemi të bëjmë me një përqindje të ulët në votime dhe mendoj se këtu kemi dështuar, pasi nuk u treguam njerëzve se jemi shpresa dhe ndryshimi.

Doda: Angazhimin tim në PD nuk e shoh të lidhur vetëm me PD-në, por edhe me nevojën për të pasur një opozitë të fortë. Unë pavarësisht situatës në këto zgjedhja, nuk jam edhe aq pesimiste. Mendoj se nuk është vendi për të thënë një fjalë si dështim. Nuk mendoj se rezultati ishte i papritur dhe i keq.

Mendoj se kemi të bëjmë me një përqindje të ulët në votime dhe mendoj se këtu kemi dështuar, pasi nuk u treguam njerëzve se jemi shpresa dhe ndryshimi. Besoj se kur ka udhëhequr PD njerëzit kanë pasur më shumë dinjitet dhe është bërë më mirë për ta.