Baçi: Përmbysja në Shkodër jo normale, përgjegjësi kanë ata që kanë drejtuar fushatën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Luan Baçi, deputet i PD-së u shpreh se Përmbysja në Shkodër nuk është normale dhe përgjegjësi duhet të kenë ata që kanë drejtuar fushatën atje.

Ai shtoi se Shkodra është histori më vete, pastaj bashkitë e tjera të vogla, një kryeministër si Rama mund t’i marrë me pak investim.

Baçi: Përmbysja në Shkodër nuk është normale dhe përgjegjësi duhet të kenë ata që kanë drejtuar fushatën atje. Bardhi është koleg i mirë, por u jam i habitur që Shkodra u mor me një rezultat të tillë kur ke një vit që e drejton bashkinë.

Shkodra është histori më vete, pastaj bashkitë e tjera të vogla, një kryeministre si Rama mund t’i marrë me pak investim. Rama i shkeli të gjitha rregullat e lojës dhe mori kandidatë të djathë si Benet Beci.