Bardhi: Në Elbasan nuk e shihja dot për kë kisha votuar në fletën e printuar, ka pasur manipulim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Silvi Bardhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se  e ka pasur të pamundur që ta shihte votën e saj elektronike në Elbasan.

Ajo shtoi se mendon se PD duhet të dilte të veçuar në zgjedhje, edhe pse mendoj se duhet të kemi në koalicion.  

Bardhi: Unë votoj në Elbasan dhe votova në mënyrë elektronike. Unë e kam pasur të pamundur që ta shohësh se çfarë kam votuar pasi nuk e shihja në printim. Prandaj mendoj se votimi elektronik ishte totalisht i manipuluar.

Unë si votuese e pash si të pamundur që ta shoh se kë kam votuar. Po ashtu edhe një person tjetër nuk votonte dot dhe erdhi dikush tjetër për ta ndihmuar. Unë mendoj se ne duhet të dilnim të veçuar në zgjedhja, edhe pse mendoj se duhet të kemi në koalicion.