KQZ, marrëveshje për teknologjinë zgjedhore me kontenë e Los Angeles
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2023, 19:53
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shkëmbeu marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë zgjedhore me kryetarin e Zyrës së Administrimit Zgjedhor dhe kryeregjistruesin e Kontesë së Los Angeles, Dean Logan.
Celibashi u shpreh në rrjetet sociale se ky është një tjetër projekt madhor i KQZ-së që do t’i mundësojë institucionit të përfitojë ekspertizën më moderne dhe më të specializuar.
Me 8 milionë zgjedhës, konteja e Los Angeles është rajoni zgjedhor më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku aplikohet 100% votimi elektronik.
Celibashi falënderoi Dean Logan për gjithë kontributin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
